Kosova sipas ish-shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla, ka mundësi të artë që ta mbajë pandeminë nën kontroll.
Syla, i cili qe disa vjet është drejtor i OBSH-së në Bullgari, ka folur për sfidat dhe përparësitë që ka Kosova në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, shkruan KOHA.
Sipas tij, mbrojtja nga kjo pandemi për momentin varet nga sjelljet individuale deri në kohën kur shkencëtarët ta zhvillojnë vaksinën.
Syla thotë edhe se tani është koha që të shtohen aktivitetet në zbulimin e rasteve dhe kujdesin për pacientët; të sigurohen hapësira të mjaftueshme në spitale, pajisje dhe mbrojtje adekuate për profesionistët shëndetësorë.
Ai ka deklaruar se duhet të ketë një kujdes të veçantë në parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve shëndetësore dhe infektimit të stafit shëndetësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.