×
  • Sport
  • Sport

    Vjen reagimi i Lirim Kastratit pas tërmetit në Zagreb

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 12:36

    Ylli i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka reaguar pas termetit në Zagreb.


    Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e hershme të këtij mëngjesi.

    Termeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Zagreb, por deri më tani nuk raportohet për viktima.

    Pas këtij termeti ka reaguar edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, i cili luan në Zagreb, Lirim Kastrati, përcjell lajmi.net.

    Kastrati ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku sipas mbishkrimit të vënë ai përcjell lutje dhe dashuri për qytetin.

    Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë e ‘Insta-storyt- të Kastratit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!