×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë do të ndodhë nëse ndonjë futbollist në Kosovë infektohet me Koronavirus?

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 16:47

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në rast të infektimit të ndonjë futbollisti në Kosovë, atëherë ai do të karantinohet në ndonjë vend të veçantë


    Bota po vuan nga një virus që po del të jetë i frikshëm pasi ka ndalur shumë aktivitete, në mesin e tyre edhe të sportit, shkruan Reporteri.net

    Futbolli në Kosovë nuk është duke u zhvilluar, derisa gjithçka është drejt izolimit.

    Shumë futbollistë të njohur në botë janë infektuar me Koronavirus, si Rugani, Dybala, Matuidi e Daniele Maldini.

    Në Kosovë fatmirësisht nuk ka ndonjë futbollistë të prekur me këtë virus.

    Sidoqoftë FFK-ja ka hartuar një plan në rast se ndonjë futbollist apo punëtor sportiv do të preket nga virusi famëkeq.

    Agim Ademi gjatë një vizite te klubi i Pristhinës ka shpjeguar që për çdo eventualitet të infektimit të ndonjë futbollisti apo punëtori sportiv, FFK ka ndarë mjete të posaçme, ndihma tjera të nevojshme dhe ka paracaktuar vend të veçantë në rast të nevojës së karantinimit.

    Ndryshe, UEFA ditë më parë ka bërë të ditur se edicioni në Superligën e Kosovës duhet të përfundojë të paktën para datës 21 qershor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!