Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbetur imun ndaj Coronavirus.
Iniciativat, ndihmat e ndryshme drejtuar të varfërve nuk kanë munguar. Këtë rradhë eshtë tifozëria e Dritës që bën gjestin human, duke nisur një nismë me qëllim të mirë. Intelektualët kanë njoftuar se në pamundësi për të qënë afër të varfërve, ata do i ndihmojnë me ushqime.
Postimi:
Ditë të vështira – ta mbajmë qytetin të bashkuar!
Qytetarë të Gilanit , siç e dini ne Intelektualët kemi qenë gjithmon pranë familjeve skamnore dhe përball çdo situate që ka prekur qytetin dhe kombin tonë!
Prandaj edhe k’saj herë do mundohemi të jemi pranë tyre por gjithmon duke i respektuar këshillat e Institutit Shëndetsor.
Virusi COVID – 19 ka zënë të pa pregaditur skamnorët në qytetin tonë. Ne na duhet një mobilizim i shpejtë dhe human për ta kaluar këtë situatë.
Në pamundësi të jemi afër tyre fizikisht grupi jonë fillimisht vijm me këtë ide :
1. Secili prej nesh ne familjet tona, shoqëri pergaditim një pako ushqimore.
2. Pakon e dërgojmë personalisht duke i respektuar këshillat për mbrojte nga virusi tek një familje në nevoje ( ata qe nuk dijn një adresë të tillë , na drejtohen këtu në faqe).
Deri në një situatë tjetër veprojmë kështu!
Pra , nga nesër ftojmë qytetarët , bizneset dhe te gjitha grupimet të i bashkangjiten ksaj iniciative!
#rrinshpi #ndihmo