×
  • Sport
  • Sport

    Ish-mesfushori i United infektohet me koronavirus

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 23:16

    Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini është infektuar me koronavirus pas rikthimit të tij në Kinë.


    Lajmin ka bërë të ditur klubi i Fellainit, Shandong Luneng në faqen zyrtare ditën e sotme.

    Fellaini, iu bashkua Shandongut në janar të vitit të kaluar nga Manchester Unitedi. Ai u rikthye në Kinë të premten me klubin e tij dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

    Mesfushori belg ishte pa simptoma dhe ndodhet i izoluar

    Lajmin për testimin pozitiv e ka konfirmuar edhe vet Fellaini përmes një postimi në Twitter.

    “Të dashur miq, unë jam testuar për koronavirus dhe rezultati i testit tim ishte pozitiv. Falënderoj tifozët, stafin mjekësor dhe klubin për kujdesin dhe vëmendjen. Unë do të ndjek trajtimin dhe shpresoj të kthehem së shpejti në fushë”, shkruan Fellaini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!