×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se pse UFC mund të zhvillohet edhe në kohë pandemie

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 10:32

    Për shkak të shpërthimit të pandemisë koronavirus, bota e sportit ka anuluar çdo aktivitet deri në muajin prill.


    Tashmë, shumë klube të futbollit, ato të boksit edhe tenisit kanë ndërprerë aktivitetin e tyre deri në njoftimin e radhës, shkruan Reporteri.net.

    Por, në kohë pandemia do të zhvillohet vetëm një akativitet sportiv, ai i UFC-së.

    UFC 249 përfshin luftën e madhe midis Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, pritet të zhvillohet në prill, dhe meçi do të luhet me dyer të mbylluar, sipas njoftimi të fundit nga presidenti i UFC, Dana White.

    “Ne do të ndjekim këto udhëzime për të mos patur më shumë se 10 njerëz në një dhomë dhe ne shpresojmë që kjo të largohet deri në prill”, tha presidenti i UFC Dana White për ESPN.

    Ngjarjet pritet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura në UFC APEX./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!