×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një tjetër lojtar i NBA i prekur me koronavirus

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 10:52

    Përveç basketbollistit të talentuar të NBA, Kevin Durant që është prekur me koronavirus, i prekur është edhe basketbollisti tjetër, Rudy Gobert.


    Sipas “Beinsports”, francezi ka simptoma të koronavirusit dhe ai është izoluar menjëherë, shkruan Reporteri.net.

    Gobert, aktualisht luan për skuadrën e Utah Jazz, ku po kalon momente të mira atje.

    Pra, lajmin që ai është i infektuar me koronavirus, e kanë bërë të ditur edhe mediat faranceze.

    Ndërkaq, për simptomat dhe gjendjen e tij ka treguar edhe vet basketbollisti, Gobert.

    “Unë dua të tregoj, humbja e erës dhe shijes është padyshim një nga simptomat e koronavirusit, nuk kam qenë në gjendje të nuhas asgjë për 4 ditët e fundit,” shkroi Gober /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!