×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar del i infektuar me koronavirus

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 11:32

    Koronavirusi nuk ka kursyer as Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.


    Pas futbollistit Valdrin Mustafa, me Covid-19 ka rezultuar edhe futbollisti Leonardo Maloku.

    Ishte vetë mbrojtësi ai që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, ka konfirmuar lajmin se është infektuar me Koronavirus.

    Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe.

    Po kështu ka luajtur në Itali, me Peskarën, si dhe është aktivizuar në Serie C, me Santarcangelo, Fano dhe Fermana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!