Futbollisti i Kombëtares shqiptare U-21, Leonard Maloku, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut, ku thuhej se ishte prekur nga Koronavirusi.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Instagramit”, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi, pasi atij i kanë vjedhur adresën e “Facebook”-ut prej disa kohësh, dhe ai postim nuk është bërë nga futbollisti, pasi ai gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.
“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.