×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohen edhe dy simptoma të reja: Nëse s’keni nuhatje apo s’po shijoni erëzat, mund të keni coronavirus

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 11:58

    Grupet e mjekëve rekomandojnë testimin dhe izolimin për njerëzit që humbasin aftësinë për të nuhatur dhe shijuar, edhe nëse nuk kanë simptoma të tjera, shkruan gazeta më e madhe amerikane The New York Times.


    Një nënë e infektuar me coronavirus nuk mund të nuhasë pelenën e foshnjës së saj. Kuzhinierët që zakonisht mund të dallojnë çdo erëz në një pjatë restoranti nuk mund të nuhasin hudhrën dhe shijet tjera ushqimore. Të tjerë thonë se nuk mund ndjejnë aromën e shamponit apo edhe aroma të tjera, përcjell Reporteri.net.

    Anosmia, humbja e ndjenjës së erës dhe agresia, një ndjenjë e shoqëruar me zvogëlimin e shijes, janë shfaqur si shenja karakteristike treguese të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi, dhe këto sipas mjekëve janë shenja të mundshme të infeksionit.

    Të premten, mjekët britanikë të veshit, hundës dhe fytit, duke përmendur raportet nga kolegë në të gjithë botën, u bënë thirrje të rriturve që humbasin shqisën e tyre të nuhatjes të izolohen për shtatë ditë, edhe nëse nuk kanë simptoma të tjera, për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes. Të dhënat e publikuara janë të kufizuara, por mjekët janë të shqetësuar sa duhet për të ngritur paralajmërimet.

    “Ne me të vërtetë duam të rrisim vetëdijen se kjo është një shenjë e infeksionit dhe se kushdo që zhvillon humbje të sensit të erës duhet të izolohet,” shkroi në një email, Prof. Claire Hopkins, presidenti i Shoqërisë Rinologjike Britanike.

    “Kjo mund të kontribuojë në ngadalësimin e transmetimit dhe të shpëtojë jetë”, tha ai. /Reporteri.net

    Burimi: NYTimes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!