×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton heqjen e autonomisë nga Millosheviqi: Gratë dhe burrat e Kosovës qëndruan stoikisht në të drejtën për vetëvendosje

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 13:26

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar ditën e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.


    Votimi për revokimin e autonomisë së Kosovës u bë më 23 mars 1989.

    Haradinaj theksoi se e drejta për vetëvendosje është e drejtë e patjetërsueshme e cila na përcolli me dekada.

    “Kujtojmë ditën kur makineria politike shtypëse e Millosheviqit e hoqi autonominë e Kosovës. Nderojmë ditën kur gratë dhe burrat e Kosovës rezistuan dhe qëndruan stoikisht në të drejtën e tyre për vetëvendosje. E drejta për vetëvendosje është e drejtë e patjetërsueshme e cila na përcolli me dekada. Kjo e drejtë nuk është e zmbrapsjes dhe e përuljes por e rezistencës dhe besimit në vizionin e shtetbërjes dhe vlerave kombëtare e perëndimore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!