Me situatën e tensionuar politike në Kosovë është marrë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se në vend që të përfshihen në sulme për kolltukë, liderët e Prishtinës duhet të merren më shumë me virusin korona përpara se jetët njerëzore të jenë në rrezik.
“Nuk është e mençur që në këto kohë sfide, kur nuk janë të kursyer as bashkatdhetarët tanë në Kosovë, të harxhojnë energji në lojëra për fron. Ne nuk jemi të interesuar për intrigat e tyre”, tha Gjuriq për gazetën Politika, transmeton Reporteri.net.
Ai thekson se edhe nëse taksa do të ishte hequr plotësisht, ajo nuk do të kishte ndonjë efekt aktual për shkak të ndalimit të fluksit të njerëzve dhe mallrave në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.