×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos Kryesia, nesër në ora 11:00 seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:30

    Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme, për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti, shkruan Reporteri.net. 


    Të mërkurën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të vendosin me votë për fatin e Qeverisë Kurti.

    Kjo pasi, Kryesia e Kuvendit ka vendosur me shumicë votash, që seanca për votimin e mocionit të mos besimit të mbahet nesër në ora 11:00, ka marrë vesh Reporteri.net.

    Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, përkundër se për shkak të gjendjes së krijuar pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovës ishte aluduar se mund të mos ketë kushte për mbajtjen e saj në këtë sallë.

    Njoftimin për caktimin e seancës pritet ta bëjë publik Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, në një konferencë të paralajmëruar të mbahet pas orës 17:00.

    Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, pas më pak se 50 ditë në pushtet, është iniciuar të premten e shkuar, nga partneri i koalicionit LDK-ja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!