Minstrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në faqen Facebook ka komentuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës së mocionit së LDK-së.
Ajo ka thënë se ky mocion që po bëhet për ta rrëzuar Qeverinë më të mirë që ka pasur Kosova, sidomos në kohë pandemie, do t’ju kthehet fytyrës gjithë atyre që e orkestruan, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i saj i plotë:
Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!
Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre.
Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.