Komuna e Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal dhe ka mbledhur Shtabin emergjent në palestër sportive, me ç’rast ka ndarë 100 mijë euro për Covid 19.
Këtë e ka konfirmuar kreu i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Gjatë ditës së sotme, mbajtem mbledhjen e radhës të shtabit emergjent lokal, ku bashkë me antarët e shtabit vlerësuam situatën dhe gjendjen aktuale në komunën tonë të krijuar nga COVID-19, deri në këto momente situata është e qetë,stabile dhe nën kontroll.
Me kërkesën time drejtuar Kryesuesit Kuvendit, mbajtem mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal, me vetëm një pikë të rendit ditës “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 € për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore nga virusi COVID-19“.
Këto mjete financiare do shfrytëzohen për ndarjen e pakove ushqimore për 1000 familje me asistencë sociale në komunën tonë në vlere prej 50€ dhe shuma tjetër për dezinfektimin e QKMF-së, QMF-ve, AMF-ve, autoambulancave, institucioneve tjera publike dhe në theks të veçantë shtëpite në rast të identifikimit pozitiv të personave me virusin COVID-19.
Falenderoj Kryesuesin dhe antarët e kuvendit komunal për prezencen e tyre dhe për votimin në menyrë unanime të kësaj kërkese e që si rezultat ka për qëllim menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.
Në situata të tilla nuk është momenti për ngjyrime politike por për unitet të plotë në mbrojtjen e kombit dhe popullit tonë!
Ju faleminderit asambleistë të nderuar!
Të bashkuar, kundër pandemisë!
Rri n’shpi, kujdesu për veten!
https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/837145603420191