Shqipëria do të duhet të plotësojë disa kushte përpara se të shkojë në konferencën e parë ndërqeveritare.
Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj në një intervistë për Ora News pas dritës jeshile të dhënë nga BE tha se 3 janë kushtet: Mbyllja e reformës zgjedhore, funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimi i vakancave të tjera në institucionet e tjera të drejtësisë.
Gent Cakaj: Vendimi për hapjen e bisedimeve është shoqëruar me disa kushte shtesë që Shqipëria duhet ti plotësojë në mënyrë që të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare. Ato kushte janë mbyllja e reformës zgjedhore, funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimi i vakancave të tjera në institucionet e tjera të drejtësisë. Këto kushte nuk duhen parë si pengesë në procesin negociator, por mbase janë zgjatim i vetë logjikës së procesit sepse vetë procesi i negocimit nga njëra anë është përafrimi i legjislacionit dhe nga ana tjetër proces i plotësimit të kushteve të vendosura nga anëtaret e BE.
Këto janë parakushte për konferecën e parë ndërqeveritare. Kjo që po them është mbase si shumë teknike, por është thelbi i procesit. Duhet patur parasysh që faza e parë pas fillimit të bisedimeve është puna për përcaktimin e kornizës negociuese dhe puna për hartimin e planeve të verimit që vijnë si rjedhojë e krahasimit të legjislacionit vendor me atë evropian. Ne vetëm kemi një kohë të kosniderueshme në dispozicion që sikur do të ishte hapja e negociatave pa kushte prap këtë detyrë do të bënim. Pra kemi këtë kohë në dispozicion dhe paralelisht me këtë angazhim teknik ne duhet të fokusohemi edhe në plotësimin e kushteve të nevojshme për të filluar me konferencën e parë ndërqeveritare. Pra nuk bëhet fjalë për një vonesë të konferencës së parë ndërqeveritare, por gjithçka varet nga performanca e institucione e Shqipërisë në këtë drejtim.