Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dhënë mbështetje të plotë vendimit të kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett, thotë se përveç i kënaqur që nesër do të mbahet seanca, ai sot ka diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti se sa është e rëndësishme që institucionet kosovare të respektojnë Kushtetutën e vendit.
Këtë postim të ambasadorit Kosnett e ka shpërndarë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, duke dhënë pajtimin e tij për seancën e nesërme, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën në ora 11:00 për të votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të iniciuar nga LDK-ja dhe të përkrahur nga PDK-ja, AAK-ja e NISMA. /Reporteri.net/.