Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ua ka nisur një mesazh anëtarëve të kryesisë, deputetëve dhe kryetarëve të degëve.
Ai thotë se nuk e ka zgjedhur LDK këtë kohë të pandemisë që ta rrezojë Qeverinë. Ka shpjeguar se pse po ndodhë kjo.
“LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse. Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në. LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar ai.
Kjo është letra e Mustafës:
Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa
Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve
LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.
LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.
LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.
Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.
Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.
Me respekt
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/photos/a.1612934832351120/2433593823618546/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDW99RHrn47RsrWcrb25Vmq0USou7xMmabxIbjKixH4wNCuICJNVxBOKPxhcmgZmtwmiz8hE-3cr5tOV8mY3cJWjHPzDc6OI6x8l2KpUfMtuDLa70ABwbDZZzTNdtWKtgSJrTBPivQDC52-vo02c0hS-mjINvIgk0fFY0i9io2RqilbPCwLWV2Z7orVVx3bogdIl8NWLGK_xkSg1J2pBfKDFt79UkNDWZ4jBWVXw8dopWaWiwCh_PbA2lTFhD9q2kKGD1Y2AcvKU_QQ4WaQmp8hZEO35AWH7_mAJjKZmJo6OmF0wVP9vYn6Y-xPEsH4XhY-P8PGrfyJDr6fy3haO4z8KREb&__tn__=-R