Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, mbrëmë bëri thirrje që qytetarët të protestojnë me enë nëpër ballkonet e tyre për të kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por duket se postimi i deputetes Pacolli diçka nuk shkoi mirë, sipas publikimit të fotografisë së saj ka konfirmuar se jeton në “penthouse(lexo: kati i fundit i banesë)” në Prishtinë.
E ky fakt ka irrituar komentuesit të cilët e kanë pyetur deputeten se si ka mundësi që ajo me pagën që kishte si shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës të blejë një banesë të tillë prej qindra metrash.
“Po shihet që foton e ke bërë prej pent hause. Qysh e bane këtë, duke qenë shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës a? Ke shënë leje ndërtimi garant me marrë këtë banesë qindra metra katror e me kosto shumë të lartë në qendër të Prishtinës. Marre bre, marre duhet me të arshë”, ka shkruar komentuesi Eron Mustafa në postimin e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.