×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit i thotë deputetëve të LDK-së: Mos bëni vetëvrasje politike

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 9:26

    Kur kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbajtjen e seancës ku do të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë, Shkelzen Gashi këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së të mos votojnë pro.

    Ai ju ka thënë deputetëve të LDK-së “mos bëni vetëvrasje politike duke pranuar marrëveshje politike për normalizim të raporteve me Sërbinë, që e cënon integritetin territorial të Kosovës”, edhe nëse këtë e kërkon SHBA, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    MOS BËNI VETËVRASJE POLITIKE

    Gjatë viteve ’90 parlamentarë e diplomatë europianë e amerikanë u sugjeruan përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës që të garonin për zgjedhjet sërbe, me argumentin se minoritete të disiplinuara kishin arritë t’i paralizonin parlamentet në të cilat ishin futë, si për shembull irlandezët në Britani ose algjerianët në Francë.
    Dy ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë, Cyrys Vance (OKB) dhe David Owen (BE), e madje edhe ambasadori i ShBA-së në Jugosllavi, Warren Zimmerann, dhe Sekretari i Shtetit, Lawrence Eagleburger, e lutën Rugovën për të marrë pjesë në zgjedhjet sërbe, por ai refuzoi sepse shqiptarët e Kosovës ishin kategorikë kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet sërbe.
    Kjo ishte arsyeja e njëmendtë e refuzimit të Rugovës, i cili ambasadorit të ShBA-së në Jugosllavi, Warren Zimmerann, në takimin me dyer të mbyllura, i kishte qartësuar se: «…edhe nëse ne propozojmë që të marrim pjesë në zgjedhjet sërbe, qytetarët shkojnë në anën tjetër, e kjo kishte me qenë vetëvrasje politike».
    Prandaj, deputetë të LDK-së, mos bëni vetëvrasje politike duke pranuar marrëveshje politike për normalizim të raporteve me Sërbinë, që e cënon integritetin territorial të Kosovës dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës. Madje, as nëse këtë e kërkon ShBA.

    https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159460950698294

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!