×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mjekja nga Lipjani që dyshoi se pacienti i saj kishte coronavirus, një javë më pas ai doli pozitiv

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 9:41

    Është testuar negative Dr. Teuta Haziri me koronavirus, pasi ajo e kishte referuar për në Klinikën Infektive personin e parë me Covid-19 nga komuna e Lipjanit.


    Një udhëtar që erdhi nga Berlini më 11 mars në Janjevë të Lipjanit, doli pozitiv me koronavirus rreth 1 javë më vonë. Por para se të kryente testin ai ishte kontrolluar dy herë nga Dr. Teuta Haziri dhe mjekë të tjerë të QKMF-së, shkruan Gazeta Shneta.

    Haziri, specializante e Alergologjisë me Imunologji, e kishte referuar për në Klinikën Infektive në QKUK pas dyshimeve që kishte për koronavirus. Por testi nuk i ishte kryer dhe mjekët në Infektivë e kishin rekomanduar pacientin të qëndronte në vetizolim.

    Ai sërish kishte lëvizur e madje ishte vizituar edhe nga mjekë të tjerë të QKMF-së në Lipjan, për të përfunduar sërish tek doktoresha Teutë e cila e udhëzon sërish për në Infektivë pasi pacienti kishte shfaqur shenja klinike.

    “Herën e dytë kur e kam udhëzu për në Klinikën Infektive ai ka dal pozitiv”, ka treguar doktoresha.

    Ajo ka thënë se i ka bërë 12 ditë që nga kontakti me këtë person, ndërsa sot ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

    Ndërkohë edhe punëtorë të tjerë shëndetësorë nga ky institucion sot kanë rezultuar negativ.

    Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pozitiv 63 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!