×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon protesta e zyrtarëve të VV-së para Kuvendit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 16:24

    Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, është paraqitur me disa persona para Kuvendit të Kosovës ne një protestë që ai vetë e thirri.


    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti beri thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë. Dhe ishin vetëm ai dhe disa të tjerë që qëndronin me maska mbrojtëse. ‘Kundër mocionit’ shkruante në një pankartë që ai mbante në duar.

    Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.

    Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/617170428865466/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!