Mbrëmë pati festë në familjen Xhaka
Taulant Xhaka u bë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij, Arbnorja, solli në jetë një djalë, të cilën e quajtën Klevis, shkruan Reporteri.net
Granit Xhaka këtë mëngjes ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas u bë xhaxha.
Ky është postimi i Granitit:
Doja të ndaja me ju Gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA.Faleminderit ZOT
Vëllai im Taulanti dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis që ta gëzojë emrin , të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë. Axhi Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet per ju gjithë.
Njejtë gëzim dhe emocion kam ndje si ditën që u bëra vetë babë. Zot faleminderit për këtë dhuratë. Jam shum shum i lumtur dhe me fat që ju kam. Gjithmonë do jemi me ju.