Amir Rrahmanit nuk i ka pëlqyer fare se çfarë ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ku në këtë situatë me pandeminë, u rrëzua qeveria Kurti
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës me anë të një postimi të bërë në Instagram ka reaguar për ngjarjet e fundit politike në vend, shkruan Reporteri.net
Rrahmani ka thënë se mbrëmë ra edhe fjala e popullit pasi u rrëzua edhe njeriu që ka marr vota më së shumti në 15 vitet e fundit.
Ky është postimi i plotë i mbrojtësit të Veronës:
“Asnjëherë nuk jam marr me politikë, por në një situatë pandemike të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme”, ka shkruar Rrahmani.
“Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet europian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti i imë të përparoj, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA”.
Krejt në fund Amiri ka shkruar edhe një porosi për rënien e qeverisë.
“Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, bie. Bie edhe fjala e popullit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.