×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dalin pagat për gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 12:02

    Qeveria e Kosovës ka paraparë që obligimet financiare do të ekzekutohen më herët se zakonisht në datat e parapara. Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.


    “Ministria e Financave dhe Transfereve – Thesari ka bërë të gjitha përgatitjet për procesimin e pagave më 26.03.2020, për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil. Kjo pagë për një javë më herët, bëhet duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj”, thuhet në përgjigjen nga ministrisë.

    Ndryshe, të marten qeveria ka ekzekutuar edhe pagesat për skemat sociale për dy muaj, ku njërën e ka falur për qytetarët.

    Njëra nga pagesat u është falur përfituesve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

    Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.

    Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të publikuara më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është mbi 550 euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!