×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish i dërguar i BE për Kosovën: Rrëzimi i Albin Kurtit, lojë e Amerikës

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 14:14

    Rrëzimi i Qeverisë Kurti u kritikua shumë nga kosovarët. Por, krah atyre iu dolën edhe disa diplomatë të huaj.


    Madje, disa të tillë kritikuan edhe qasjen e SHBA-së kundrejt zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

    Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Ëolfgang Petritsch, tha se kjo është një lojë e Amerikës.

    “Kjo është shumë qartë si pasojë e lojës me top që amerikanët po luajnë tani”.

    Edhe vetë kryeministri – tashmë në detyrë – Albin Kurti e hodhi fajin kryesor si shkak për mocionin pikërisht te marrëveshja finale me Serbinë.

    Ai tha se kjo ishte një lojë e presidentit Thaçi – pjesë e të cilës tha se kurrë nuk do të bëhet – për të nënshkruar marrëveshjen e gatshme. Kurti tha se kjo është një “marrëveshje e dëmshme që ta rëndon qafën”.

    Diplomati slloveno-austriak Petritsch, përveç në Kosovë, midis viteve 1999 dhe 2002 shërbeu si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!