×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali dhe vajza e 85 vjeçarit që vdiq nga koronavirusi po shkojnë drejt shërimit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 14:16

    Fëmijët – djali dhe vajza – e 85 vjeçarit nga Dumnica që është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë po shkojnë drejt shërimit nga ky virus.


    SH.H e ka konfirmuar për Klan Kosovën se atij dhe motrës iu kanë rezultuar testet për Covid-19 negative.

    Të dy pritet që ta kenë edhe testimin e fundit dhe nëse dalin sërish negative, atëherë do të lirohen nga Spitali Infektiv ku edhe janë duke u trajtuar.

    Edhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e ka konfirmuar se sot e ka marrë informatën se djali – që erdhi nga Italia dhe vajza e familjes Halitit kanë dalë negativë në testimin që iu është bërë.

    Rudari ka thënë se me lirimin e tyre nga spitali, shpreson që karantina të ndërpritet si masë për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se për të konstatuar shërimin e një pacienti me Covid-19 nevojiten të bëhen dy testime dhe vetëm nëse të dyja dalin negative, mund të konstatohet se pacienti është shëruar.

    85 vjeçari nga Dumnica e Podujevës që u bë viktima e parë e koronavirusit në Kosovë kishte edhe sëmundje tjera kronike.

    https://www.youtube.com/watch?v=YZBkSzhD9Jo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!