Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se qëndron prapa thirrjeve që të lincohet Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes disa mesazheve të dëguara që janë shpërndarë edhe në rrjete sociale.
Nga Zyra për Media e kësaj partie kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosjes reagon përmes zyrtarëve të saj.
”Lëvizja Vetëvendosje! qëndrimet dhe kërkesat i ka publike dhe reagon përmes zyrtarëve e deputetëve të saj, hapur” , ka thënë zyrtari i VV-së Arlind Manxhuka.
Kujtojmë se ishte, ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, që sot ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokratike e Kosovës.