Ish-anëtari i PSD-së, Fisnik Ismaili është talluar me Vetëvendosjen pas rrëzimin të Qeverisë Kurti, mbrëmë nga mocioni i mosbesimit të inicuar nga LDK.
Përmes një postimit të tij në Facebook, Ismaili ka thënë se me ajrokrema si Haki Abazi nuk do t’i fitoni kurr 50 për qind të votave.
Tutje, ai ka shtuar se kjo situat nuk duhet të merret ngat zemrës.
“O, ju me i fitue 51% pa mue n’formacion, harrone! Lujshi koqe me mu. Ju thojsha, keni me m’lypë. Veç a po pshtoj prej qetij virusi. Ham i hupi do killa, ham qirohna. I hjeshum, po. I meçum, po. I guximshum, jo si këta budallt që s’ruhen prej virusit, po asi guximi të burrav, po. Kravatat e bukra hala i kam. Buzëqeshjen poashtu. Me ajrokrema si Haqi Abazi, po m’vje keq, por jo. ??? Mos e merrni ngat zemre, njerëz. Trusni bothën te shpija, të pshtojmë prej virusit nji herë, tani kqyrum, ia bajmë diqysh”, ka shkruar Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.