Vizita e parë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe të gruas së tij Melanie në Vatikan tërhoqi edhe një herë vëmendjen e shtypit botëror, për sa i përket temave sociale se kush është zonja e parë dhe kush është vajza e Presidentit Trump, Ivanka.
Të dyja të veshura me rroba të zeza duke qëndruar para Papës në Vatikan. Në fakt Vatikani nuk detyron një kod veshjesh të detyrueshëm, por sugjeron një protokoll për vizitat dhe takimet me Papën, si për burrat ashtu edhe për femrat.
Protokolli parasheh një veshjet të zezë, të gjatë me grykë të lartë dhe me mëngë të gjata si dhe një vello të zezë mbi kokë. Por, për motive historike disa mbretëresha dhe princesha janë të lira të veshin edhe rroba të bardha, ato njihen ndryshe si të privilegjuarat e veshjeve të bardha të Vatikanit, “privilège du blanc” .
Në fakt në botë janë vetëm 7 të tilla: mbretëresha e Spanjës Leticia, mbretëresha e Belgjikës Matilde, mbretëresha e e merituar e Belgjikës Paola, dukesha e madhe Maria Tereza e Luksemburgut, princesha Sharlen e Monte Karlos, princesha Marina e Napolit, kjo e fundit sepse i përket familjes mbretërore të Savojës në Itali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.