×
  • Sport
  • Sport

    Zgjohet nga koma pas gati 3 vitesh, rrëfimi emocionues i të vëllait: Buzëqesh kur shohim ndeshje

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 9:45

    Futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndërkohë që së fundmi është zgjuar nga koma, pas afro 3 vitesh, duke u rikthyer kështu në jetë.


    Ky lajm i ka gëzuar të gjithë, në veccanti, tifozët e Ajaksit. Ndërkohë në një prononcim për “De Wereld Draait Door”, vëllai i futbollistit marokon, tregon për gjëndjen shëndetësore të ish-futbollistit, duke zbuluar se buzëqesh kur shikojnë së bashku ndeshje futbolli.

    “Abdelhak është zgjuar, arrin të ushqehet, por nuk lëviz dot nga krevati. Në momentet më të mira komunikon duke lëvizur vetullat. Është i ndërgjegjshëm se ku ndodhet. Ka rëndësi të madhe për të qëndrimi pranë familjes.

    Vëmë re se i pëlqen kur shohim ndeshje në televizor, ndonjëherë edhe buzëqesh. Ne bëjmë sikur nuk është i sëmurë dhe i flasim shpesh”, deklaroi Abdelhak Nouri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!