×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ka gjasa të dalin nga izolimi 17 mjekët dhe infermierët në Viti, u bëhet testi i dytë

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 13:07

    17 mjekë dhe infermierë në Viti tash e dy javë janë në karantinë.


    Arsye për këtë është se të njëjtit kishin kontakte me 77-vjeçarin që rezultoi me koronavirus.

    E testi i parë për këta mjekë dhe infermierë kishte dalë negativ, mirëpo për shkak të masave të sigurisë atyre u është dashur të qëndrojnë dy javë në karantinë.

    Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli ka bërë të ditur se testi i dytë për koronavirus pritet të bëhet sot në orën 13:30.

    Nëse i njëjti rezulton negativ, ata mund të dalin nga izolimi ku janë duke qëndruar tash e dy javë.

    “Sot pritet të vijnë. Na kanë paralajmëruar që në ora 13:30 vijnë dhe pasdite dikur dalin rezultatet”, ka bërë të ditur Kadolli për lajmi.net.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme është konfirmuar rasti i parë ku dikush nga stafi shëndetësor preket nga koronavirusi në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!