×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona merr këtë vendim për pagat e futbollistëve shkaku i Koronavirusit

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 15:08

    Barcelona do të ul pagat e lojtarëve të saj për shkak të shpërthimit të koronavirusit, transmeton Anadolu.


    Klubi spanjoll të enjten vonë njoftoi se Bordi ekzekutiv ka vendosur të pezullojë përkohësisht kontratat e lojtarëve, gjë që çon në një “ulje proporcionale të shpërblimit të parashikuar në kontratat përkatëse”.

    Kontratat e lojtarëve do të mbeten të paprekura gjatë pezullimit. Punëdhënësit në Spanjë lejohen të ulin kostot e punës, ndërsa garantojnë se punëtorët do të kthehen në punë pasi të përmirësohen kushtet.

    Klubi theksoi se nuk kishte vendosur se sa do të ulen pagat.

    Barcelona është klubi i parë i ligës spanjolle që paralajmëroi uljen e pagave.

    Në sezonin 2018-19, Barcelona njoftoi se pagat e lojtarëve për ekipet e saj sportive llogariten 671 milionë euro, nga 973 milionë eurot e saj në shpenzime. Barcelona mbulon skuadra në basketboll, hendboll dhe sporte të tjera më të vogla, por skuadra e saj e futbollit merr pjesën më të madhe të kostove të pagave.

    Liga spanjolle pezulloi kampionatin dy javë më parë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!