×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndryshon orari i punës edhe për barnatoret

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 8:18

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që barnatoret në gjithë Kosovën të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 17:00.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

    “Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Sipas ZKM-së, barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM, në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!