×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 598 mijë të infektuar me Conronavirus në botë, dhe mbi 27 mijë viktima e 131 mijë të shëruar

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 8:59

    Numri i të infektuarve me koronavirus në nivel global ka arritur në 598,070 dhe janë shënuar 27,761 viktima, kurse numri i të shëruarave është 131,772 sipas të dhëna nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri (CSSE), në Universitetin Johns Hopkins.


    Tashmë SHBA-ja ka lënë prapa Italinë e Kinën me numrin e të infektuarve, transmeton Koha.

    SHBA-ja ka mbi 104 mijë të infektuar, derisa Italia e Kina kanë mbi 86 mijë, respektivisht 81 mijë.Kurse numrin më të lartë të viktimave e ka Italia me 9,134 të vdekur. Spanja renditet pas saj me 5,138 viktima.

    E treta është Kina me 3,177 persona.Kurse me numrin e të shëruarve prinë Kina me mbi 62 mijë persona, që pasohet nga Irani me mbi 11 mijë, e nga Italia me mbi 10 mijë.

    Në Kosovë deri më tani janë infektuar 88 persona, derisa është shënuar një viktimë, dhe një person është shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!