Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se filozofi slloven, Slovaj Zhizhek është llom i llomave.
Haradinaj thotë se Zhizhek nuk guxon të ofendojë 62 të zgjedhur të popullit.
“Nuk mundet me thënë një Slavoj Zhizhek i Sllovenisë, llomi politik. Ai është llom e përtej llomit, se nuk guxon ai të ofendojë 62 njerëz të zgjedhur të vendit tim, një shumicë të parlamentit të Kosovës. Nëse ai e ka këtë të drejtë edhe unë e kam një të drejtë t’i them: Ti je llom, i takon një llomi botëror në këtë rast, të lobistëve të dallaverxhive, se 62 nuk mund të jenë llom. Ndoshta janë 10, 20 por s’ka mundësi që të jenë 62”, ka thënë Haradinaj.
Zhizhek ka bërë një shkrim rreth rënies së Qeverisë Kurti, duke thënë se ky ishte grushtshteti i parë i koronavirusit, derisa ka theksuar se, “Qeveria Kurti ishte ferrë në mish për të gjitha forcat politike, të cilat sipas tij, janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.