Pritet të jetë goxha interesante çështja e mbylljes së kampionateve.
Përderisa disa federata po shqyrtojnë mundësinë që kampionatet respektive të mbyllen menjëherë, UEFA po insiston vazhdimisht që ato të përfundohen në fushën e lojës.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se klubet e Premier Ligës po diskutojnë mbylljen e sezonit sa më shpejtë që është e mundur, edhe nëse kjo do ta linte pa titull Liverpoolin.
Sipas “The Sun”, shtëpia numër një e futbollit evropian u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që kampionatet të definohen në fushën e lojës, pavarësisht formës sesi do të shkojnë ato, kjo për shkak që mos të humbin më shumë para.
UEFA ka vënë një afat që deri më 30 Qershor të përmbyllen të gjitha ligat, por që sipas të gjitha gjasave ky afat do të shtyhet deri në gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.