×
  • Lajme
  • Lajme

    Nurellari: Ky shkarkim i bordit të shëndetësisë është një akt i paligjshëm, jolegjitim që demonstron hipokrizinë e qeverisë Kurti

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 17:46

    Opinionisti Adri Nurellari ka thënë se vendimi i Qeverisë për ta shkarkuar Bordin e ShSKUK-së është jolegjitim dhe tregon hipokrizi tw kryeministrit Albin Kurti.


    Në një shkrim në Facebook, Nurellari thotë se dyftyrësia e Kurtit qendron në faktin se ai thërriste për mos largim të Qeverisë në kohë pandemie, e pikërisht tash si i shkarkuar bën shkarkime në sekrorin e shendetësisë.

    Ky është shkrimi i tij i plotë:

    Qeveria në largim në mbledhjen e fundit ka shkarkuar në mënyrë befasishme dhe të turpshme Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës. Ky shkarkim i bordit më të rëndësishëm të shëndetësisë është një akt i paligjshëm, jolegjitim që demonstron hipokrizinë e qeverisë Kurti.

    Së pari ky vendim dhe gjithfarë vendime apo masa të tjera të rëndësishme nuk mund të ndërmerren nga një qeveri në ikje e cila është shkarkuar me 82 vota kundër. Pra bëhet fjalë për një shumicë dërrmuese të cilësuar që jo vetëm ministrin por mund të rrëzojnë edhe kryetaren e kuvendit e të ndrojnë kushtetutën. Në kuptim të paragrafit 6 të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Qeveria është dorëhequr. Kjo nënkupton logjikisht që kjo qeveri luan rol kujdestarie, merret me mbarëvajtjen e institucioneve por nuk ka legjitimitet të marri vendime të mëdha të befasishme. Pikërisht për këtë arsye edhe vetë Levizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zëshme në denoncimin e gjithfarë vendimeve të marra nga kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes.

    Së dyti ky vendim demonstron edhe dyfytyrësinë e kryeministrit sepse prej fillimit të epidemisë në Kosovë kemi dhjetëra deklarata të Kryeministrit dhe minstrit të Shëndetësisë lidhur me punën shembullore të punonjësve shëndetësor, të cilët punën e kanë kryer në saje të politikave të Bordit të ShSKUK e paraparë nga neni 8 i Statutit të ShSKUK-së. Qeveria shumë herë ka cituar edhe lëvdatat e dhënë nga Kuptohet që kryeministri në ikje Kurti këto lëvdata i ka bërë edhe sepse ka dashur që të relativizojë e minimizojë ashpërsinë e situatës në të cilën gjendemi për të justifikuar mosvendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    Po ashtu hipokrizia manifestohet nga fakti se nga njëra anë Vetëvendosjapo vetë-viktimizohet duke thënë se deputetët gabuan që e rrëzuan qeverinë mu në mes të epidemisë së koronavirusit. Nga ana tjetër tre ditë pas shkarkimit të qeverisë për të cilën ankohet, shkarkoi bordin e ShSKUK, pra insitucionit që është drejtpërdrejtë në ballë të luftës kundër koronavirusit. Ndër të shkarkuarit e bordit spikat doktori epidemiolog Naser Ramadani i cili javëve të fundit ka qenë edhe mjeku më i rëndësishëm dhe i lakuar për sa i përket kësaj lufte.

    Së treti ky veprim arrogant i qeverisë në ikje, është edhe i paligjshëm sepse shkel legjislacionin kë fuqi. Punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës vetëm atëherë kur i punësuari ka marrë përshkrimin në formë të shkruar të performancës së pakënaqshme, si dhe një deklaratë paraprake se dështimi për përmirësimin e performancës do të rezultojë me largim nga puna pa asnjë paralajmërim. Ky shkarkim i beftë bën që të shkarkuarit të kenë mundësi ta hedhin në gjykatë këtë vendim arbitrar, ta fitojë gjyqin dhe të dëmshpërblehet nga buxheti i taksapaguesve më të varfër të Evropës. Për më tepër që mes të emëruarve të rinj, spikat Mirsad Shkreta, ish kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që përbën një përpjekje të politizimit të administratës dhe të kapjes së shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!