×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti zbulon bisedën që pati me Kloppin: Kjo që ka ndodhur është akt kriminal

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 19:51

    Jurgen Kloppit nuk i ka pëlqyer fare që ndeshja Liverpool-Atletico Madridi ishte zhvilluar në kohë kur Koronavirusi kishte filluar të përhapej me të madhe


    Carlo Ancelotti ka biseduar me Kloppin në telefon gjatë, me italianin që ka treguar se gjermani ishte i nervozuar me mënyrën se si ishte lejuar që të luhej ndeshja Liverpool-Atletico Madrid, shkruan Reporteri.net

    “Unë fola me Kloppin para pak ditësh, ai më tha se fakti që ajo ndeshje ishte zhvilluar në ato rrethana ishte një akt kriminal. Unë mendoj se ai ka të drejtë”, ka thënë Ancelotti, në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

    Ndryshe, Liverpooli e humbi atë ndeshje me rezultat 3-2 pas vazhdimeve dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!