Rreth tre muaj pritet të kenë afat për t’u kthyer në Kosovë ambasadorët politikë, që u propozuan të tërhiqeshin nga misionet diplomatike.
Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Glauk Konjufca ka kërkuar kthimin e 6 ambasadorëve politikë dhe një konsulli të përgjithshëm, në mesin e tyre edhe kthimin e ambasadores në SHBA, Vlora Çitaku, raporton KOHA.
Pavarësisht se MPJ-ja ka njoftuar Zyrën e presidentit për vendimet për largimin e ambasadorëve, presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka shqyrtuar ato.
Zyra e presidentit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e adresuara nga KOHA.
Në rast se nuk miratohet ky vendim, MPJ-ja ka paralajmëruar përballje në Kushtetuese me presidentin.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se presidenti Thaçi do të bënte shkelje ligjore nëse nuk miraton propozimin e MPJ-së për tërheqjen e këtyre ambasadorëve.
Ndërsa, Instituti i Prishtinës për Studime Politike kërkon që të mos vonohen kthimi i ambasadorëve dhe zëvendësimi me emra të rinj.
Më 3 mars, Ministria e Jashtme ka njoftuar se janë propozuar për t’u larguar nga misionet diplomatike ambasadorët politikë të cilëve iu ka përfunduar mandati 4-vjeçar, i përcaktuar me ligje e akte të tjera nënligjore të kësaj ministrie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.