×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i ri shqiptaro-amerikan në New York nga koronavirusi

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 8:23

    Andre Ljuljovic vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ka njoftuar të shtunën pasdite shkolla e mesme “Archbishop Stepinac” në White Plains, New York, raporton gazeta “Ilyria”.


    Ky medium shqiptaro-amerikan thotë se Ljuljovici kishte diplomuar nga shkolla e mesme më 2007 dhe merrej me shumë me sport.

    Andre, prindërit e të cilit janë emigrantë shqiptarë, është shqiptaro-amerikani i parë që dihet të ketë vdekur nga COVID-19.

    Westchester, ku ai jetonte, ka qenë një prej pikave të nxehta për përhapjen e virusit. Rasti i tij është edhe një tregues se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse edhe për moshat e reja

    Shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan nëpër rrjetet sociale shprehën ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi.

    “Isha në dasmën e tij, tetorin e kaluar. I tronditur”, shkroi një prej tyre.

    Ljuljovici është një prej 728 personave që kanë vdekur në shtetin e New Yorkut nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!