×
  • Sport
  • Sport

    Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 15:13

    Kampioni i botës në boks, Billy Joe Saunders, ka kërkuar falje për këshillat që ua kishte dhënë burrave se si t’i rrahin bashkëshortet e veta gjatë mbylljes në shtëpi si pasojë e koronavirusit, në një video të postuar në rrjetet sociale.


    Kampioni i botës në kategorinë e peshave super të mesme në WBO i këshilloi burrat e tjerë se si t’i godisnin partneret e veta përmes një videoje ku shihej duke e grushtuar një thes, transmeton Gazeta Express.

    30-vjeçari nga Britania e Madhe i ka rënë pishman tani dhe ka kërkuar falje, duke thënë: “Unë kurrë nuk do ta pranoja dhunën në familje”.

    “Nëse do ta shihja një burrë duke e prekur një grua, do ta bëja copa-copa. Kërkoj falje nëse e kam ofenduar ndonjë grua”, shtoi ai.

    Në video, Saunders e përdor një thes për grushtim për të shpjeguar si duhet të reagosh “nëse gruaja flet shumë” dhe më pas tregon se si duhet ta godasësh atë në mjekër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!