Dyshja e Tottenhamit, Son Heung-Min dhe Steven Bergwijn janë lejuar të kthehen në vendet e tyre për arsye personale, ndërsa sezoni i Premier League është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus.
.Klubi i Tottenhamit me anë të një deklarate ka konfirmuar se Son ka udhëtuar në Korenë e Jugut, ndërsa Bergwijn ndodhet në Hollandë në pritje të lindjes së fëmijës së tij.
Bergwijn është rduke u rikuperuar nga një dëmtim që nga 7 marsi, ndërsa Son ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitjet e tij në Premier League këtë sezon, por nuk ka luajtur që nga shkurti.
Ai theu krahun e djathtë gjatë fitores ndaj Aston Villa dhe do të vazhdojë shërimin e tij në Korenë e Jugut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.