Dhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës.
Këta të njëjtit duke mos respektuar kohën e pandemisë janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqim dhe pije alkoolike, shkruan Reporteri.net.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar këta të njëjtit. Pronari është dërguar në mbajtje, ndërkohë nëntë personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 29.03.2020-00:05. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thonë nga Policia.
Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 34 persona për shkelje të vendimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.