Organizatorët e IOC dhe Tokio 2020 kanë vendosur një datë të re për Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë për shkak të shpërthimit global të koronavirusit.
Lojërat Olimpike do të fillojnë më 23 korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa do të mbyllen me 8 gusht, përcjell GazetaBlic.
Vlen të theksohet se javën e kaluar u vendos që Lojërat Olimpike të Tokios të mos mbahen këtë vit, për shkak të përhapjes së madhe të COVID-19.
Sportistët u shfaqën të shqetësuar dhe shumica prej tyre nuk pranon të rrezikonin shëndetin e tyre.Megjithatë, IOC ka vendosur që këto lojëra Olimpike të zhvillohen vitin tjetër nga 23 korriku deri më 8 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.