Ylli i Paris Saint Germain ka qenë një nga lojtarët kryesor të kombëtares së Brazilit në vitet e fundit. Këtë gjë e ka thënë edhe Tite, por ky i fundit ka pasur edhe diçka për të shtuar.
Sipas Tite, Neymar është akoma i rëndësishëm, por nuk është i pazëvendësueshëm dhe Brazili nuk varet nga ylli i PSG.
“Neymar jep siguri, pasi ai sjell paparashikueshmëri në lojën tuaj”, ka thënë Tite për ‘France Football’, transmeton lajmi.net.
“Ai jep siguri, pasi ai ofron një zgjidhje individuale ose kolektive që të tjerët nuk mund ta bëjnë, dhe me të, potenciali i skuadrës nuk është i njëjtë, sepse ai shkëndijon. Për Neymarin që po flas është ai me kapacitet të plot mental e fizik”, ka shtuar selektori brazilian.
“Neymar është esencial, por jo i pazëvendësueshëm”, ishin fjalët e Tite.
Tite drejton Brazilin që nga viti 2016 dhe ka një përqindje impresive prej 70% fitore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.