Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, thotë se FSK është e gatshme për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit, nëse ju kërkohet për shkak të pandemisë koronavirus.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook pas takimit që zhvilloi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti sot në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa.
Me këtë rast, Ministri Quni e njoftoi Ministrin Mustafa me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ai gjithashtu e njoftoi Ministrin Mustafa me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.
Nga ana e tij, Ministri Mustafa, shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.
Tema kyçe e takimit ishte shqyrtimi i pikave dhe çështjeve të përbashkëta të dy ministrive në përgjithësi dhe në planin e veprimit për përballjen me pandeminë COVID-19 në veçanti.
Pas takimit të dy ministrat drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar rigorozisht rregullat dhe distancën sociale të përcaktuara për parandalimin e COVID -19.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2520673148197870&id=1407202792878250&__xts__%5B0%5D=68.ARBm-qHTfbzibCQe4xE4YzVrrb9iHg4exDimzo1iIJ7UdrV5VfLCnI6UrXoyInryqvJciiWrsY3qj0mzxqStwMmgVKxmhZZrYceVgTyi6clphE0-shzoKIYQpRk0877pKKZuRPzSpqzX7z6CLNEJpFw-AbJHZGEq09WOBPWJIcQbg4rLGffQ7hGoE2df0PZhpxh3gUFaXVaB1uOq7OjQCMr-UCS3JavPQi_YVbhMyyXchj2BtFbY2hKtgPhP6MfIwvFv-gi-Wz6Fkm4JtihWMwbnIqpBDXSsXLzxTC6TcDAPgILYuLOYr1MDrhWCfojX9QXgeshQ2KF6zAgAmrNxc2nluR_s&__tn__=-R