Pasi ish-boksieri Mike Tyson e zbuloi historinë se si trigri i tij 16-vjeçar ia kishte shqepur një personi krahun, ai e publikoi një foto përkrah kësaj kafshe shtëpiake të tij.
Një dokumentar i ri në Netflix është duke marrë mjaft shumë vëmendje gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për “Tiger Kind”, që është një dokumentar rreth një pronari të një kopshti zoologjik në Oklahoma të SHBA-së, Joe Exotic, i cili është gjithmonë i rrethuar nga shumë tigra, transmeton Gazeta Express.
Kështu që Mike Tyson e ndjeu të nevojshme t’ua përkujtojë të gjithëve kush është “Mbreti i vërtetë i tigrave”, duke e postuar një foto me tigrin e tij, të quajtur Kenya.
Ish-boksieri e kishte blerë tigrin Bengal para 16 vjetëve dhe kishte paguar rreth 60 mijë dollarë për ta mbajtur atë në shtëpinë e tij në Las Vegas të Nevadas. Ikona e boksit ka lënë të kuptohet se është tifoz i dokumentarit “Tiger King”, pasi që e postoi një fotografi me tigrin e tij me mbishkrimin “#TigerKing origjinal”.
https://www.instagram.com/p/B-Xua9LFKe_/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.