×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri nga i cili qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme për t’u paraqitur në QKUK për analiza

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 13:34

    Në kohën kur në Kosovë po rritet numri i të infektuarve me koronavirus, qytetarët përpos lajmeve shqetësuese po përballen edhe me një shaka të pakripë.


    Një mesazh i rremë ka filluar të shpërndahet në celularët e tyre. Në mesazhin që thuhet se qytetarët janë të ftuar të bëjnë analizat në QKUK, nuk vjen nga IKSHPK-ja apo QKUK.

    Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një mesazh të rremë. Ndërkohë, ekspertët e kibernetikës në vend, kanë publikuar numrin nga i cili mesazhi i rremë po u dërgohet qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës ka kërkuar nga organet kompetente marrjen e masave. Ai po ashtu u ka bërë thirrje operatorëve telefonik që të mos lejojnë dërgimin e mesazheve nga ky numër.

    Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë gjatë ditës ka arritur në 108, 40 pacientë janë duke u trajtuar në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2520012461572234&set=a.1539764789597011&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!