Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave për edicionin 2019/20 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre dy kompeticioneve.
Bordi i FBK-së do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19 dhe gjatë muajit prill do të vendos për vazhdimin apo jo të garave të tjera në kuadër të FBK-së.
Në lidhje me modalitetet e garave të tjera Federata e Basketbollit të Kosovës do të njoftojë opinionin me kohë pas konsultimeve në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marr një vendim të tillë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID – 19, ku numri i të infektuarve në vendin tonë ka përjetuar rritje të madhe në disa ditët e fundit.
Për Bordin e FBK-së rëndësi ka shëndeti i basketbollistëve/eve, punëtorëve sportivë, shikuesve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e garave të FBK-së.
Vendimi hyn në fuqi më 31.03.2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.